Në debat përfshihet Joana me Ilirin që akuzojnë e ofendojnë njëri-tjetrin;- Shtëpia në sherr


Gjatë kohës që Elona debaton me Anaidin duke akuzuar njëri-tjetrin se në momente të caktuara kanë mbrojtur Viganin apo Edberin për strategji loje, për t’i shpëtuar nominimeve, në debat ndërhyn Joana. Ajo ndodhet në tavolinë duke ngrënë dhe i del në mbrojtje Anaidit duke i thënë Elonës se ajo ka këshilluar vazhdimisht Edberin sepse ka pasur frikë se ai do ta dominonte. Elona i kundërvihet edhe asaj duke i thënë me ironi “epo unë nuk i diskutoj nga mëngjesi në darkë për nominimet duke i mbledhur njerëzit në një mënyrë që...”. Anaidi tashmë mbron Joanën duke i thënë Elonës se Joana nuk ka frikë nga nominimet sepse ka qenë çdo javë në nominim. “Unë s’jam Joana, s’kam nevojë për mbrojtjen e askujt për të vazhduar në këtë shtëpi” i thotë Elona Anaidit dhe ai i përgjigjet “Sa gjysma e Joanës të ishe ti sepse ajo ka qenë çdo javë në nominim dhe Joana përveç meje në shtëpi nuk ka asnjë aleat”. Ilirit i bën përshtypje shprehja e Anaidit dhe i thotë “Sikur aleancat i bënin të dobëtit, çfarë ndodhi tani që jeni bërë aleatë ju?”. Kështu debati spostohet te Iliri dhe Anaidi. Anaidi u thotë banorëve se Joana është konkurentë shumë e fortë sepse pas çdo jave në nominim, ka vazhduar të qëndrojë në shtëpi. Iliri siç e ka zakon, me të qeshur i thotë “po se të gjithë e duan një majmun argëtues në këtë shtëpi” dhe më pas shton “ajo s’merr asgjë seriozisht”. Iliri thotë se Joana i thotë se ai është majmuni i shtëpisë dhe Anaidi fillon të flasë vulgaritete për të bërë që të preket Ilirin dhe më pas Elonën. Iliri i thotë Joanës se ajo nuk ka dhënë asgjë të re në shtëpi për dy muaj përveç zënkave dhe debateve. Ndër të tjera ai i thotë “je e pisët, s’të do njeri në këtë shtëpi”. Anaidi mundohet që të përfshijë në debate edhe Shpendin, por Iliri ia kthen “Shpendi është aq i pastër saqë nuk përfshihet në debatet që mundohesh të kapesh ti”. Edhe Shpendi me zgjuarsi e qetësi i shmanget provokimit të Anaidit, por herë pas here në debat përfshihet Joana dhe Elona. Kështu në shtëpi banorët debatojnë dhe me ironi përdorin ofendime të ndryshme për të prekur njëri-tjetrin në pikat më të dobëta. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve bëjnë komente rreth këtij debati ku pjesa më e madhe e tyre fajësojnë Anaidin që u përfshi në një debat që i përkiste Elonës, Edberit dhe Viganit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment