Mesazhi i Ilirit: “Respektoni njëri-tjetrin”; Has në kundërshti me banorët për gjykimin ndaj tyre


Iliri jep mesazhin e tij në fund të diskutimit, duke i kërkuar banorëve që t’i japin disa minuta kohë. “Dikur dikush më ka thënë se njerëzit flasin, ndërsa kafshët zihen”, e fillon dhënien e mesazhit Iliri, ndërsa shton: “Dikush tjetër më ka thënë se hero është ai që nuk mërzitet lehtë”. Ndërsa Iliri mendon se njerëzit që bashkëbisedojnë mes tyre, janë heronj të civilizuar e tolerantë. Mesazhi për të gjithë shqiptarët është: “Respektoni njëri-tjetrin, kështu do të shmangni çdo lloj acarimi, dhe debati do të jetë i frytshëm”. Ai mendon se civilizimi është progres dhe rend. Duke i kërkuar falje të gjithëve, ai mendon se të gjithë kanë qenë më pak sesa duhet të civilizuar. Anaidi ia pret fjalën, duke thënë: “Thamë në fillim se civilizimi fillon pa paragjykuar të tjerët”. Por Iliri thotë se ky është mendimi i tij. “Të gjithë, jo”, e kundërshton Elona. “Pak a shumë”, shprehet Iliri, por edhe Xhimi e kundërshton, duke i thënë se nuk mund t’i përmbledhë të gjithë brenda një gjykimi. Iliri vazhdon mendimin, duke thënë se shumë prej tyre mund të kenë filluar të ndryshojë me kohën. Iliri më pas tregon se të gjithë i ka vlerësuar me një notë nga 1-shi te 10-ta, por pa Joanën, e cila nuk ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës. Iliri mendon se nëse do të vazhdonin të bashkëbisedonin gjithmonë si gjatë këtij diskutimi, ata do të mund të shmangnin çdo zënkë apo debat mes tyre. Ai thotë se kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka vendosur rregulla për sa i përket këtij diskutimi, për të parë sjelljen e gjithsecilit prej tyre. Më pas i falënderon të gjithë për dhënien e mendimit, duke mbyllur kështu diskutimin. Anaidi merr fletën ku Iliri ka bërë nga një vlerësim për gjithsecilin, duke thënë në fund: “Që ta fillojmë civilizimin që këtu: Të mos ju interesojë gjykimi i të tjerëve, unë po e fus këtë fletën me gjërat e tjera”, e kështu e mbledh në dorë dhe e merr me vete. Banorët e duartrokasin, ndërsa të gjithë i japin dorën Ilirit për temën që solli në shtëpi. Pas pak, të gjithë banorët shkojnë në kuzhinë për të darkuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment