Mëngjes, banorët bëjnë zhurmë të zgjojnë Marselinin

Vëllai i Madh si çdo ditë ndez dritat e dhomës së gjumit dhe vendos muzikë në sfond, duke u dhënë banorëve mesazhin se tashmë ka ardhur koha që ata të zgjohen. Megjithatë ata vazhdojnë të flenë edhe pas ndezjes së dritave dhe muzikës. Mitat kalojnë dhe më në fund banorët fillojnë të zgjohen. Si zakonisht të parët që zgjohen janë Eldora, Xhimi, Shpendi, Olta Iliri e pas tyre edhe banorët e tjerë. Megjithatë një pjesë e tyre vazhdojnë të flenë. Ndër ta është edhe Marselini. Banorët përpiqen që ta zgjojnë duke u munduar që të bëjnë sa më shumë zhurmë të jetë e mundur. Ata këndojnë dhe duke përplasur duart e këmbët dhe duke bërtitur me zë të lartë, në mënyrë që të zgjojnë Marselinin. Marselini nga ana tjetër i bezdisur nga banorët, mbulon kokën me jastëk dhe vazhdon të flejë duke mos ua dhënë atyre kënaqësinë që e zgjuan nga gjumi. Më pas të gjithë banorët zgjohen dhe pasi përfundojnë punët e tyre personale, dalin në oborr dhe nisin nga bisedat e tyre të zakonshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment