Marselini dhe Ebderi sqarohen


Marselini dhe Edberi ndodhen në oborr duke pirë cigare. Ata nisin një bisedë cigaresh dhe gjatë bisedës Edberi ngre dorën dhe kërkon tja japë Marselinit. Ai e pyet nëse dorën po ja jep me gjithë zemër apo sa për sy e faqe. Por Edberi pak i çuditur i thotë që po ja jep dorën me gjithë zemër. Aty Marselini i shpreh keqardhjen e tij lidhur me lojën e Edberit. Ai i thotë se i vjen keq që Edberi u peshkua në atë menyrë dhe ra pre e provokimeve dhe nxitjeve të të tjerëve. Marselini i shpjegon Edberit që një djalë i zgjuar si ai nuk mund të bjerë pre e provokimeve në atë mënyrë. Atij nuk i vjen mirë që Edberi reagoi në atë mënyrë. Ai shton që disa njerëz nuk e dinë se çfarë është respekti, por flasin për tema civilizimi. Të paktën Marselini i thotë gjërat në sy, ndërsa Edberi u tregua peshk – thotë Marselini. Ai vazhdon ta këshillojë Ebderin duke i thënë se duhet të tregohet më pak agresiv, duhet ti dallojë njerëzit dhe jo të bëhet pjesë e shumicës vetëm për të treguar diçka, se në fund të fundit secili ka hyrë vetëm, por nuk duhet të lejojnë që të përdoren. Ai shton se brenda shtëpisë nuk do krijojë aleanca dhe as kanë ardhur aty për të bërë shokë, ai thjesht po i jep disa parime që Edberi ti verë në praktikë. Banorët flasin mes njëri-tjetrit për parimet e lojës, sjelljes reciproke dhe provokimeve. Në fund të bisedës Edberi e pranon që ka rënë pre e provokimeve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment