Marrin shkas nga një shaka për të debatuar; Iliri, Anaidi, Shpendi e Xhimi debatojnë


Njëri nga banorët duket se ka bërë një lojë për Xhimin, duke i vendosur vezë në krevat dhe lidhur me këtë gjest fillon një zënkë midis djemve. Anaidi akuzon se këtë veprim e ka bërë Shpendi dhe e shtyn Xhimin kundër tij, ndërkohë që Eldora mendon se ka qenë Anaidi ai që e ka bërë këtë lojë dhe ia përcjell këtë hamendje edhe Shpendit. Kështu, fillon një debat midis djemve, duke akuzuar njëri-tjetrin, ku në debatin mes tyre ndërhyn dhe Iliri, i cili sulmon Anaidin e të tre diskutojnë edhe lidhur me një lojë që Xhimi e Anaidi u kanë bërë banorëve para disa ditësh. Në debat e sipër djemtë përfshijnë edhe shumë situata të tjera të ndodhura mes tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për veprime të pahijshme kundër banorëve. Pak më vonë Edberi tregon se lojën në krevatin e Xhimit e ka bërë ai dhe se banorët nuk kanë arsye për të debatuar, pasi gjithçka mbetet në kontekstin e shakasë. Ndërkohë që Anaidi e Iliri debatojnë lidhur me shakanë që Anaidi e Xhimi kanë bërë për banorët para disa ditësh e duke marrë shkas nga kjo ofendojnë njëri-tjetrin, fillon një diskutim mes Xhimit e Shpendit. Xhimit i vjen keq që ata e akuzojnë se është duke thurur strategji me Anaidin dhe lidhur me këtë Shpendi i kërkon të falur. Por ai i bën të qartë se nuk ka besim tek Anaidi dhe merr shkas nga fakti që Anaidi është afruar në kuzhinë, duke u marrë më gatimin bashkë me Xhimin. “Fakti që të kemi besuar ty kuzhinën, s’do të thotë që t’ia besojmë edhe atij”, shprehet Shpendi. Ndërsa Xhimi e sqaron duke thënë se është njeri që i pëlqejnë shakatë e për këtë arsye po rri pak më tepër me Anaidin, por kjo nuk do të thotë se është pozicionuar në një grup me të. Pas përfundimit të debatit, Iliri del në kopsht dhe e komenton sjelljen e pahijshme të Anaidit me Oltën dhe Edberin. “Që nesër Xhimi dhe Anaidi ose do të bëhen super shokë ose nuk do të flasin më”, thotë Iliri. Diskutimet e tyre vazhdojnë edhe për disa minuta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment