Komentojnë debatin; Elona: “Xhimit ia hoqa vizën”


Olta dhe Elona shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të diskutojnë rreth debatit në fjalë, duke fajësuar Xhimin për sjellje të pahijshme kundrejt tyre. Olta thotë se nuk mund të lejojë që një njeri të krijojë koefidenca me të, në momentin që ajo nuk i jep kofidenca. “Unë Xhimit ia hoqa vizën, por do të shohësh ti se ç’do të bëj unë me të”, shprehet Elona, pasi dëgjon komentet e Oltës. Ajo thotë se ka pasur dyshime gjatë gjithë këtyre ditëve, por nga debati i pak minutave më parë, ka kuptuar që Xhimi është njeri negativ. “Zhuls është”, shprehet Elona, mendimin e së cilës e pranon edhe Olta. “Ndërsa Anaidi është psikopat”, shprehet Elona, duke thënë se ai i transformon situatat. Më pas me vajzat bashkohet edhe Edberi e Iliri, të cilët komentojnë debatin e pak minutave më parë. Iliri thotë se Anaidi është njeri pa sedër, duke marrë shkas nga lidhja që ka Joana jashtë si edhe situata të ndryshme të ndodhura mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi. Ndërsa Anaidi, Elena dhe Joana janë duke thurur plane se si mund të veprojnë me Shpendin dhe Ilirin. Anaidi e këshillon Joanën për mënyrën se si duhet të sillet. Pas pak minutash ata vendosin të flenë gjumë, ndërkohë që shumica e banorëve janë në gjumë. Elona, Iliri dhe Edberi dalin në kopsht e pas tyre edhe Oltta. Elona dhe Iliri e këshillojnë Edberin për mënyrën se si duket të sillet me Joanën, duke i kërkuar të ketë kujdes me të. Pasi bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin për disa minuta, ata vendosin të shkojnë të flenë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment