Komente e dyshime për Riken;- Ajo vazhdon përpjekjet për t’u marrë me flokët e banorëve


Rikja u ka kërkuar të gjithë banorëve që të lyejë, presë apo të stilojë flokët e tyre. Këtë gjë ajo e diskuton edhe në mëngjes dhe mundohet që të bindë banorët që të bëjnë ndryshime ekstreme në pamjen e tyre. Sjellja dhe këmbëngulja e Rikes bën që banorët të dyshojnë për një lojë të saj dhe hamendësojnë se përse Rikja po kërkon me kaq ngulm që të ndryshojë look-un e banorëve. Teksa Rikja përpiqet t’i bindë një pjesë e banorëve refuzojnë, ndërsa një pjesë tjetër pranojnë. Kështu Eldora i thotë se pasi të bëjë një dush, mund të bëjë ç’të dojë me flokët e saj. Shpendi i thotë se në mënyrë kategorike nuk e lë Riken që t’i presë flokët. Rikja i thotë që të mos i presë, por t’i lyejë dhe i sugjeron ngjyrën e kuqe. Shpendi qesh dhe i thotë “unë i bëj flokët e kuqe, vetëm nëse ti i qeth, tullac”. Rikja pranon dhe të dy presin një bast për këtë, por më pas Rikja shton “bëji një herë ti, pastaj unë” dhe në këtë moment banorët qeshin duke e interpretuar se Rikja nuk ka për t’i prerë flokët e saj. Më pas Rikja shkon brenda dhe kërkon që të bindë Joanën që të ndryshojë flokët e saj, ndërsa banorët jashtë komentojnë sjelljen e Rikes. Ajo u ka thënë se i duhet të presë, krehë apo lyejë banorët sepse e ka parë këtë gjë në ëndërr dhe nëse nuk e bën, mendon se do t’i ndodhe diçka e keqe. Elona thotë se nuk e kupton dot se përse Rikja po sillet në këtë mënyrë, ndërsa Shpendi thotë se është e dukshme që është një lojë dhe se nuk ka lidhje fare me ëndrrën e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment