Kërcime të “çmendura” dhe lojra pafund


Joana me Edberin fillojnë të kërcejnë sipër krevatit ndërkohë që vazhdojnë të jenë ende të shtrirë. Pranë tyre shkon Eldora e cila u kërkon që të çohen dhe ngjitet sipër krevatit të tyre dhe fillon të kërcejë vrullshëm. Tashmë janë zgjuar edhe Elena dhe Vigani të cilët pasi përshëndesin Joanën, Edberin dhe Eldorën bashkohen në kërcimet e tyre. Muzika në sfond bëhet edhe më ritmike duke bërë që ata të kërcejnë shumë vrullshëm duke kaluar nga njëri krevat, sipër tjetrit. Joana u heq bluzat djemve dhe ata fillojnë të kërcejnë gjysmë të zhveshur. Kërcimet e Joanës, Edberit, Elenës dhe Viganit vazhdojnë edhe në dush. Ata kërcejnë në mënyrë shumë seksuale, por edhe shumë vrullshëm saqë krijojnë idenë e një kërcimi “të çmendur”. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në oborr dhe herë pas here edhe ata kërcejnë me muzikën në sfond. Olta shtrihet të marrë rreze dhe pranë saj ndodhet edhe Elona. Shpendi luan me Elonën duke u përpjekur disa herë që ta hedhë në pishinë, por nuk ia del. Lojrat e tyre zgjasin për një kohë të gjatë ku Elona lag me ujin e një gote Shpendin, ndërsa me Ilirin luan duke përdorur ujin e pishinës. Më në fund Shpendi kap Elonën dhe pasi i heq mikrofonin tenton ta hedhë në pishinë, por ajo arrin të largohet duke treguar shkathtësinë e saj prej sportisteje. Si përfundim është vetë shpendi ai që përfundon në pishinë. Edberi shpëton Elonën nga duart e Shpendit duke e shtyrë këtë të fundit në ujin e pishinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment