Joana, Rikja dhe Elona, thashetheme për Joanën; Anaidi e Joana provokojnë debat me Eldorën


Ndërsa Rikja dhe Joana janë duke diskutuar për shqetësimin që e mundon Riken lidhur me familjarët, pas pak me to bashkohet edhe Eldora. Të tria vajzat marrin shkas nga ngjarjet e fundit e fillojnë të flasin për Joanën, duke e quajtur njeriun më negativ në shtëpi e pas saj për Anaidin, për të cilin thonë se ndikohet nga Joana e prandaj del shumë keq në publik, por në vetvete është pozitiv dhe i komunikueshëm. Elona e këshillon Eldorën që të mos i qëndrojë më afër, përderisa ajo këtë gjë ia ka vënë në dukje dhe përdor në çdo situatë. Elona i kërkon që të ketë kujdes, pasi Joana është e djallëzuar dhe di mirë se si t’i përdorë të gjitha dobësitë e tyre. Eldora mendon se Joana është njeri i shtirur e fals e për këtë ajo ka vendosur të distancohet prej saj. Të njëjtin mendim ka edhe Rikja e Elona. E kështu, vajzat vazhdojnë të flasin për disa minuta për Joanën dhe mënyrën se si po mundohet t’i vërë në lojë të gjithë banorët. Ndërsa Joana e Anaidi ndodhen në kuzhinë e pas pak afër tyre shkon Rikja. Ata fillojnë të flasin keq për Elonën e Eldorën, duke filluar një diskutim me të, në përpjekje për të hapur një debat me dy vajzat e tjera. Rikja nuk është aspak dakord me mendimin e Anaidit kundrejt vajzave, duke thënë se ai është duke shpikur për to. Joana mundohet ta futë në sherr Riken me Eldorën, duke i thënë se Eldora ka qenë që Rikja i është ulur në prehër Shpendit dhe se ka folur shumë keq për të. Por në atë moment aty shkon Eldora, e cila nuk pranon që të ketë folur keq për Riken, madje i kërkon që të tregohen të gjitha videot. Por Anaidi e Joana thjesht kanë dashur të marrin shkas nga kjo e fillojnë t’i përmendin Eldorës gjithçka që mendojnë për të, duke e quajtur njeri me dy fytyra e duke u munduar ta bëjnë të dalë nga vetja. Kështu, mes tyre fillon një debat, që vazhdon për minuta të tëra.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment