Joana largohet nga Anaidi dhe afrohet me Edberin


Vëllai i Madh ndez dritat në dhomat e gjumit dhe vendos në sfond muzikë me zë të lartë, për të zgjuar banorët. nuk kalon shumë kohë dhe ata fillojnë të zgjohen. Si zakonisht të parët që zgjohen janë Xhimi, Eldora, Elona dhe pas tyre edhe pjesa tjetër e banorëve. Këtë mëngjes banorët duken se zgjohen me humor të mirë sepse që sapo çohen fillojnë të kërcejnë dhe të luajnë me njëri-tjetrin. Madje një pjesë e tyre luajnë e kërcejnë, ndërsa janë ende duke fjetur gjumë. Pas diskutimeve përpara gjumit, Joana dhe Anaidi vendosën që të distancoheshin përsëri dhe të dy kanë fjetur në shtretërit e tyre, pa njëri-tjetrin. Joana duket se nuk është mërzitur fare nga kjo gjë sepse zgjohet e qeshur dhe fillon të luajë e të kërceje që në mëngjes. Joana çohet nga krevati i saj dhe shkon të shtrihet pranë Edberit i cili vazhdon të flejë. Ai përqafon Joanën dhe mundohet të flejë përsëri, por kjo nuk zgjat shumë. Edberi zgjohet dhe pas disa puthjeve e përqafimeve fillon të luajë me Joanën duke kërcyer në krevat. Duket se Joana sa herë që grindet me Anaidin afrohet më shumë me Edberin edhe pse thotë se ajo nuk e bën për tendencë e xhelozi ndaj Anaidit. Nga ana tjetër edhe Edberi është duke luajtur me këtë pjesë. Ai ka biseduar me mikun e tij, Viganin se do të bëjë lojën që Joana e Anaidi u munduan të bënin kundër tij, duke u shtirur sikur ai e pëlqen Joanën dhe kërkon të krijojë një lidhje më të ngushtë me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment