Joana: “Këtu duhet ecur në bazë të instiktit e provokimeve; Me Elonën do të flas nesër”


Anaidi dhe Joana vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit, ku pasi flasin duke aluduar rreth banorit që mund të eliminohet. Joana i tregon rreth bisedës që ka bërë me Oltën dhe thotë se nuk ka mundur të marrë një informacion prej saj. “Sido që të jetë, Olta nuk mund të hapet me ty”, ia kthen Anaidi, pasi të dy janë në dyshim të një lidhjeje që mund të ketë Olta me ilirin. Pas pak aty shkon edhe Xhimi e të tre diskutojnë edhe rreth një mundësie që mund të ketë për të pasur eliminim të dyfishtë. Pasi largohet Anaidi, Joana vazhdon bisedën me Xhimin, duke i treguar atij rreth bisedës që ka bërë me Oltën. Xhimi e dëgjon, duke i mbështetur mendimin herë pas here. “Këtu nuk duhet ec në bazë të thashethemeve, por në bazë të instiktit dhe provokimeve”, shprehet Joana. Xhimi i thotë se kanë gjetur lojtarët me të dobët për të bërë lojë. “Po, janë shumë të vështirë për t’u trajnuar”, ia kthen Joana, ndërsa aty shkon Eldora e kështu merr fund diskutimi mes tyre. Më pas aty shkon Anaidi e të tre fillojnë të flasin për Elonën dhe debatin që ka pasur Joana me të. Joana thotë se ka në plan që nesër të hapë një diskutim me Elonën, ku t’i flasë qetësisht, pasi gjatë debatit të sotëm, u nervozua dhe i iku situata nga dora. Anaidi i kërkon që ajo të qetësohet, pasi kur nervozohet e humbet toruan.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment