Joana kërkon të “blejë” Oltën


Joana me Oltën ndodhen në dhomën e gjumit. Ndërkohë që Olta po i bën tualetin Joanës, kjo e fundit e provokon duke i hapur biseda të ndryshme. Fillimisht ajo i thotë që ajo nuk merr pjesë tek tema e Marselinit dhe e Elonës. Ai, sipas Joanën, është mosmirënjohës, sepse nuk e ka vlerësuar faktin që Joana e mbajti afër kur atij nuk i fliste njeri. Ajo thotë se Marselini duke e sulmuar atë do rregullonte marrëdhëniet me pjesën tjetër të banorëve. Tani, ajo ja ka hequr vizën dhe nuk ja jep më kurrë shancin sërish. Më tej Joana vijon ta provokojë duke hapur bisedën për Elonën, për mënyrë se si ajo e ka ofenduar duke i thënë që “punon në semafor”. Por Olta nuk është e këtij mendimi ajo nuk e ka dëgjuar kështu dhe mundohet ta kundërshtojë Joanën. Madje Joana thotë se Elona paska thënë që kur të dalim jashtë do ja thyente dhëmbët me shkop bejsbolli. Olta vazhdon ta kundërshtojë duke i thënë që edhe Joana do ti ketë thënë ndonjë gjë, nuk u acarua debati nga hiç gjë. Joana e pranon që edhe ajo i është përgjigjur, por vetëm i është përgjigjur ofendimeve të saj. Sipas saj Elona është paragjykuese, sepse ka paragjykuar që Joana ka fjetur në një krevat me Anaidin. Ndërkohë që paragjykime të tilla nuk i shkojnë një vajze të rritur në Francë. Joana mundohet ta bëjë Oltën për vete duke i thënë që ajo e ndjen Oltën shumë afër, si njeriun e saj. Nëse do të kishte nevojë për mendim, ajo patjetër që do shkonte tek Olta, si në rastin konkret. Madje edhe biseda që po bëjnë tani janë mes mikeshash. Ajo e pyet Oltën nëse mes saj dhe Ilirit ka ndonjë ndjenjë. Por Olta ja mohon kategorikisht. Joana e pyet edhe për marrëdhëniet e saj me Xhimin dhe Shpendin sepse asaj i duken shumë të afërt. Por Olta ja pret duke i thënë se ajo nuk është afër me asnjë aty brenda. Joana vazhdon ta pyesi duke këmbëngulur tek e vetja, në mënyrë që të zbulojë ndonjë gjë. Por Olta thotë që secilin nga banorët po ta pyesësh, asnjë nuk do nxjerri emrin e saj si person që e ka afër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment