Joana i vështirëson provën Anaidit


Banorët tashmë janë zgjuar të gjithë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin duke vazhduar kështu provën e indikacionit të sekretit të radhës. Pothuajse të gjithë po ndjekin me përpikmëri kujdesin ndaj partnerit të tyre, përveç Marselinit dhe Joanës që zgjohen të fundit. Iliri e Xhimi ironizojnë Marselinin i cili nuk ka filluar ende që të kujdeset për Ilirin. Ndërsa Joana është banorja që mundohet ta shfrytëzojë sa më shumë këtë provë. Ajo fillon të bëjë teka ndaj Anaidit dhe i kërkon atij që t’i shërbejë më shumë se sa i ofron ai. Anaidi shkon në dhomën e gjumit me kafenë e Joanës në dorë. Bashkë me kafen ai mban në dorë edhe bukën, mëngjesin e Joanës, por ajo nuk e pranon duke i thënë se do që t’i sjellë edhe një pjatë. Anaidi i lutet që të nxitojë në pirjen e kafesë dhe të hajë bukën shpejt, por Joana nuk bën këtë, por të kundërtën. Ajo kërkon që Anaidi të qëndrojë pranë saj teksa ajo pi kafenë në shtrat, ndërsa Anaidi i thotë “je e vetmja banore që e pi kafen dhe e ha bukën në krevat”. Joana i përgjigjet “ shumë mirë, s’është hera e parë as për mua as për Elenën që e hamë mëngjesin në krevat”. Më pas Joana i kërkon që të marrë bukën dhe të largohet dhe Anaidi largohen duke e rikthyer bukën në kuzhinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment