Joana i tregon Eldorës për debatin me Anaidin; Anaidi: “Mund të dalë Nino nga televotimi”


Joana shkon në dhomën e gjumit e fillon t’i flasë Eldorës lidhur me debatin që pati me Anaidin, duke folur me zë të lartë dhe e mbushur me mllef kundrejt tij. Eldora e këshillon që të qetësohet dhe të mundohet të flasë me tone më të qeta. “Nuk duhet të humbim kontrollin”, i thotë Eldora. Pasi qetësohet, Joana thotë se Anaidi mbase i është kundërvënë që të mos mendojnë banorët se ai po mban krahun e saj. “Megjithatë unë nuk kam humbur kontrollin siç e humb Elona”, thotë Joana e fillon të tregojë debatin që ka pasur me Elonën, duke folur me zë të lartë. Eldora kërkon të mbyllë diskutimin e i kërkon që të kalojnë nga dhoma tjetër. Anaidi shkon afër Viganit e Elenës e fillon të flasë atij rreth banorëve që kanë qenë në nominim e rreth situatave të ndryshme në shtëpi. Më pas aty shkon edhe Xhimi e të gjithë bëjnë shaka mes njëri-tjetrit. Anaidi rifillon sërish diskutimin dhe mendon se Vëllai i madh ka për të hapur një televotim për të bërë një eliminim të dyfishtë. Ai ka një lloj bindje që me anë të këtij televotimi mund të dalë Marselini nga shtëpia. Pas pak aty shkon edhe Joana e të gjithë flasin për krijimin grupeve në shtëpi si edhe për sulmin që kanë bërë të gjithë banorët rreth Marselinit dhe Ilirit. Pas këtij diskutimi, Anaidi flet për Ilirin dhe marrëdhënien e tij me Oltën, duke thënë se Iliri e Olta janë duke bërë lojë me njëri-tjetrin gjoja sikur po krijojnë një lidhje. Ndërsa Joana mendon se ata po fshihen mes lojës së tyre, për të filluar kështu një lidhje të vërtetë. Joana është e mendimit se Iliri po e shfrytëzon Oltën. Ndërkohë, në dhomën e gjumit janë fikur dritat dhe disa nga banorët janë shtrirë për të fjetur gjumë, ndërsa Olta e Iliri luajnë me njëri-tjetrin, duke u shtirur sikur po krijojnë një lidhje.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment