Joana flet me Edberin pas debatit: “Tani Anaidin e konsideroj thjesht si një konkurrent”


Joana del nga dhoma e nervozuar nga debati me kunja e ironi që bëri para pak minutash me Anaidin dhe shkon në kopsht, duke u bashkuar me Edberin. Ajo del e qeshur, duke fshehur nervozizmin e saj e fillon të bisedojë me të lidhur me darkën speciale që Vëllai i Madh përgatiti për të dhe Eldorën, të zgjedhurën e tij. “O që m’u kënaqe ti mua”, i thotë ajo duke u shtirur se është ndier mirë nga ky fakt. Në fakt Joana ka pritur që e zgjedhura e tij të kishte qenë ajo, por e justifikon këtë fakt, duke menduar se Edberi nuk ka dashur të krijojë përplasje me Anaidin, pasi mund të ketë menduar s Anaidi do të bëhej xheloz. Edberi i bën të qartë se ajo e ka reflektuar mërzinë dhe hatërmbetjen, pasi as nuk i tha “ju bëftë mirë”. “Po bëja shaka”, ia kthen Joana, e cila më pas e pyet atë rreth arsyes se përse nuk ka qenë ajo e zgjedhura. “Mbase e ke bërë që të mos bëhej xheloz Anaidi?”, e pyet Joana. “Jo, nuk ishte ai shkaku”, ia kthen Edberi, por Joana e merr të mirëqenë dhe i shpjegon atij se marrëdhënia midis tyre nuk është më si më parë dhe se ajo tani e shikon thjesht si një konkurrent Anaidin, duke e barazuar me të gjithë banorët e tjerë. “Anaidi ishte mes nesh, por nuk është më”, i thotë ajo. Më pas i tregon atij rreth debatit që ka pasur me Anaidin dhe fjalëve të tij me ironi. Ajo i citon në mënyrë tallëse fjalët e tij e të dy qeshin e bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment