Joana-Edberit: “Anaidi është xheloz për ty”; Vigani-Edberit: “Përfito nga situata me Joanën”


Biseda mes Joanës e Edberit vazhdon edhe për disa minuta, ndërsa banorët e tjerë janë duke provuar rrobat që u kanë dërguar të afërmit për t’i veshur në spektakël. Edberi përfiton nga situata dhe i kërkon Joanës që pak më vonë, kur të fiken dritat, t’i bëjë masazh. Joana pranon menjëherë e i kërkon që të mos presin fikjen e dritave, por pasi të mbarojnë cigaren të shkojnë menjëherë në dhomën e gjumit për masazhin. Ndërsa vazhdojnë të rrinë edhe pak në kopsht, Edberi e pyet se përse Anaidi e ka inat atë, pasi i ka thënë diçka edhe Vigani lidhur me këtë fakt. “Ai është xheloz për ty”, ia kthen Joana. “Mbase është edhe nga fakti që po pozicionohesh me grupin tjetër”, i thotë ajo, ndërsa Edberi i bën të qartë se ai nuk ka hyrë për të ndenjur vetëm me disa persona në shtëpi. “Unë s’po bëj dallavere”, i thotë Edberi, ndërsa Joana e këshillon që ai të vlerësojë veten e të mos i interesojë prania e Anaidit në shtëpi. “Megjithëse unë nuk e hedh poshtë, por do ta konsideroj thjesht si një konkurrent”, thotë ajo për Anaidin e më pas vendosin të shkojnë në dhomën e gjumit, ku ndodhet edhe Vigani. “Do të flini të dy ju?”, i pyet ai. Ata të dy e konfirmojnë këtë gjë e madje e ftojnë që edhe ai të flejë me ta, nëse do. Pasi largohet Joana për të larë duart, Vigani përfiton nga momenti për ta këshilluar e për t’i dikuar se si duhet të sillet ai me Joanën. Vigani i thotë se Edberi duhet të përfitojë nga situata, për t’i qëndruar afër Joanës e kështu mund ta bëjë për vete. Më pas vjen Joana e të tre shkojnë në dhomën e gjumit në katin e dytë, ku ndodhet edhe Elona. Vigani shkon afër saj, duke biseduar të dy me zë të ulët, ndërsa Edberi fillon t’i bëjë masazh Joanës për minuta të tëra.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment