Joana e Xhimi, thashetheme; Joana: “Jam ndarë me Anaidin, do të kthehem me Janin”


Në dhomat e gjumit janë fikur dritat, ndërkohë që shumica e banorëve janë duke fjetur gjumë. Vigani e Elena janë shtrirë në të njëjtin krevat, duke qëndruar afër njëri-tjetrit. Ndërsa në dhomën e ndenjes ndodhet Joana e Xhimi duke diskutuar me njëri-tjetrin, ku Joana i tregon atij shqetësimet që ka për Anaidin dhe lidhur me një vendim që duket se ka marrë. Ajo kërkon që të largohet nga Anaidi, për ta vazhduar e vetme lojën e saj deri në fund, pasi pikësynimi i saj është finalja. Joana i merr me radhë të gjitha vajzat e thotë se asnjëra prej tyre nuk meriton finalen më shumë sesa ajo. Ndërsa për Elenën, Joana shprehet: “Ajo hyri midis meje e Anaidit si Elena e Trojës”. Joana mendon se Elena është duke e provokuar, pasi u ndie e frikësuar prej saj. “Anaidit i pëlqen ajo, gjithsesi”, thotë Joana, por e justifikon me faktin që Anaidi është mashkull dhe tundohet, ndërsa për Elenën thoit se ka bërë një lojë të pisët, pasi e ka konsideruar si shoqe Joanën, ndërsa tani është duke ia punuar prapa krahëve. Më pas Joana fillon ët tregojë për të dashurin e saj dhe për kujtimet e bukura me të. “Jani është shumë i veçantë, por do ta njohësh”, i thotë ajo Xhimit. Ai e pyet për premisat që ka lidhur me atë dhe Joana thotë se nuk është më konfuze lidhur me të. Joana mendon se do të lidhet sërish kur të dalë jashtë kësaj shtëpie dhe se ndien për të. “Ai është i vetmi që më njeh më mirë se kushdo”, flet Joana për Janin. Më pas Joana rifillon të flasë për Anaidin për të cilin shprehet: “Nuk e prisja të ma bënte këtë”, duke pasur parasysh afrimitetin tij me Elenën. “Por unë do t’i përçaj, ke për ta parë”, thotë ajo. Më pas flasin për banorët e dyshimet që mund të kenë për secilin. Joana në një moment thotë se dyshon që Anaidi mund të jetë i infiltruar, por Xhimi ia heq ato dyshime. Pas pak minutash shkojnë për të fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment