Joana e mërzitur me Elenën dhe Anaidin


Joana është banorja që çohet e fundit nga krevati edhe pse pjesa tjetër e banorëve kanë kohë që e kanë nisur ditën. Ajo fillon të flasë me Eldorën duke iu ankuar për sjelljen e Anaidit dhe Elenës. Eldora e pyet se përse është mërzitur dhe Joana fillon t’i tregojë se i ka ngelur hatri nga Elena dhe Anaidi. Gjatë darkës Xhimi hyri në dhomën e gjumit dhe ngacmoi Joanën se përse po flinte vetëm, ndërsa Anaidi i ishte përgjigjur me një këngë. “ai filloi atë këngën ‘Viganin e kam zemër...’ dhe Elena e mbylli këngën e tij ‘ me Edberin ndaj çdo femër” i rrëfen Joana Eldorës. Ajo thotë se nuk e priste që Elena në këtë rast të shprehej në atë mënyrë duke vazhduar këngën e Anaidit. Eldora justifikon Elenën duke i thënë “ajo ndoshta ka dashur të vazhdojë shakanë e Anaidit, s’kishte pse ta thoshte për ty sepse ju të dyja shkoni mirë”. Joana thotë se u mërzit shumë me Elenën në atë moment, por nuk i tha gjë, ndërkohë që nis të ankohet edhe për Anaidin. Ajo thotë se këtë këngë Anaidi ka disa ditë që e këndon, por e ka justifikuar veten se kjo këngë është thjesht një shaka. Eldora i thotë “unë mendoj se Anaidi është xheloz për Edberin”. Teksa Joana ankohet për mungesë respekti të Anaidit ndaj saj, në dhomë hyn Anaidi dhe biseda e saj me Eldorën ndërpritet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment