Joana e frikësuar nga nominimi thotë:- “Ndoshta publiku do më shumë Eldorën”


Banorët vendosin që sonte të bëjnë punët e shtëpisë. Si çdo javë, banorët pastrojnë me detaje gjithë shtëpinë. Zakonisht ata pastrojnë ditën e hënë, por pas debateve të djeshme, punët u shtynë për sot. Kështu ata shpërndahen nëpër shtëpi dhe fillojnë të pastrojnë të gjithë. Joana dhe Anaidi pasi mbarojnë së lari enët në kuzhinë, dalin në oborr për të pirë cigare dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë me njëri-tjetrin. Anaidi mendon se Joana është e mërzitur për nominimin që i bënë të gjithë banorët dhe e pyet “çfarë ke, mos e vrit shumë mendjen”. Joana i përgjigjet “asgjë nuk kam, nuk e vras mendjen edhe sikur të dalë këtë të shtunë”. Anaidi i thotë se edhe pse ata të dy janë përballë Eldorës, ka për të qenë kjo e fundit që do të dalë nga shtëpia dhe jo Joana. “Ti mendon se mund të dalësh këtë javë?” thotë Anaidi dhe Joana shton pas tij “nuk e di se çfarë surprizash mund të na sjellë e shtuna”. Anaidi thotë se në fund të fundit ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë spektaklin e ardhshëm, por mendon se Eldora do të jetë banorja që do të dalë nga shtëpia, sepse sipas tij ajo nuk ka se çfarë të japë më tepër në këtë shtëpi. Joana duket e shqetësuar teksa thotë “çfarë presioni?, javë e tmerrshme kjo” dhe më pas thotë “nuk e di ndoshta publiku do më shumë Eldorën sesa mua”. Anaidi mundohet që t’i largojë mërzitjen duke i thënë se nuk ka shanse që të dalë Joana dhe Eldora të vazhdojë të rrijë në shtëpi. Kështu Joana shpreh frikë duke menduar se këtë javë ajo është në nominim përballë Anaidit dhe Eldorës, pasi banorët nuk e dinë se këtë javë nuk ka të nominuar dhe televotim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment