Joana e Anaidi këshillojnë Elenën: “Po bie pre e lojës së Ilirit duke xhelozuar për Viganin”


Në dhomën e gjumit të vajzave ndodhet Elena, Anaidi dhe Joana, të cilët janë duke diskutuar për lidhjen mes Elenës dhe Viganit. Anaidi dhe Joana e këshillojnë atë për mënyrën se si duhet të sillet me Viganin. Joana ka kuptuar që Elena ndihet xheloze për Viganin dhe madje mendon se këtë përshtypje ka krijuar edhe vetë Vigani. “Sa e gënjen mendja”, shprehet Elena, e cila fillon të marrë këshilla nga Anaidi. Ai i thotë se Elena nuk duhet të krijoj përshtypjen e xhelozes tek të tjerët, pasi i humbet vlera vetes në këtë mënyrë. Ata e pyesin se përse Elena e ka qëlluar me shpullë Viganin gjatë mëngjesit të sotëm, pasi ai e ka kuptuar se qëllimi ka qenë xhelozia e Elenës, pasi ai ka ndenjur afër Oltës. Ndërsa Elena i sqaron, duke e thënë se e ka qëlluar, pasi ai i premtoi që do t’ia bënte mëngjesin dhe nuk ia bëri. “Kur fillon të bësh një lojë për të tjerët, mos bjerë vetë viktimë”, e këshillon Anaidi, duke i kërkuar të mos bëhet xheloze për të, pasi gjithçka bëhet për hir të lojës. Joana dhe Anaidi mendojnë se Elena është duke rënë pre e lojës së Ilirit, i cili e ka kuptuar se Elena ka trilluar largimin me Viganin vetëm për hir të lojës. “Tani Likja po tallet me ju”, thotë Joana, mendimin së cilës e përkrah edhe Anaidi, i cili i kujton Elenës se duhet të jetë më vigjilente dhe se këto këshilla ia ka dhënë që kur i bënë planet për këtë lojë për banorët. “Mos bjerë pre e Likes”, i thotë vazhdimisht Anaidi, duke i theksuar se në plan të parë duhet të vendosin lojën dhe jo ndjenjat e inatet e momentit. Pas pak aty shkon sërish Joana dhe Anaidi largohet nga dhoma, duke i lënë vetëm vajzat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment