Joana dyshon në një lojë mes Edit e Rikes; Vigani e instrukton Edin: “Ktheja besimin Joanës”


Edberi dhe Vigani ndodhen të dy në kopsht e pasi shkëmbejnë disa biseda të përgjithshme duke bërë shaka me njëri-tjetrin, Vigani e pyet rreth bisedës që ka bërë me Riken. Edberi i tregon se Rikja ka dëshirë që t’ia lyejë flokët e ai i ka vendosur një kusht që nëse pranon ta bëjë këtë, duhet të më parë të flejë një natë në të njëjtin krevat me Edberin, por ajo nuk e ka pranuar këtë gjë. Vigani qesh nga kjo situatë e krijuar, ndërsa afër tyre është duke ardhur Joana, e cila ndërsa dëgjon diçka nga kjo bisedë, e pyet Edberin: “Betohu që nuk je duke bërë një lojë me Riken”. Edberi e sqaron se qëllimi i tij nuk është që të betohet dhe se nga kjo lojë mund të presin gjithçka, për këtë arsye nuk mund të betohet. “A kemi konfidenca bashkë, a më ke motër? Betohu!”, i thotë Joana, ndërsa Edberi vazhdon të thotë se ka hyrë vetëm në shtëpi e nuk mund të betohet kurrsesi. “S’kam më besim tek ti unë, Edber”, i thotë Joana ndërsa largohet. Por Viganit nuk i pëlqyen fjalët dhe reagimi i Joanës ndaj Edberit dhe i kërkon atij që ta sqarojë Joanën e t’i thotë që nuk është duke bërë asnjë lojë me të. Vigani i tregon atij rreth strategjisë së lojës që duhet të bëjnë gjatë kësaj jave, ndryshe nga java e parë. “Ti tani duhet të kthesh besimin tek Joana e Anaidi e për këtë duhet t’i betohesh Joanës që nuk po bën lojë”, i thotë Vigani, duke shtuar për veten se sjellja e tij ndaj tyre do të jetë ndryshe nga java e shkuar. “Më vjen inat t’i betohem asaj”, thotë Edberi, ndërsa Vigani e bind e i thotë të mos i kushtojë rëndësi këtyre gjërave, pasi janë duke bërë një lojë me ta. Pas pak aty shkon Joana dhe Edberi ia tregon asaj bisedën që ka bërë me Riken dhe kushtin që i ka vendosur asaj për të fjetur bashkë, ndërsa të tre qeshin. Më pas Joana i thotë se nuk mund të ketë më besimin që ka pasur kundrejt Edberit dhe i kërkon atij që të përkushtohet shumë nëse do të fitojë besimin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment