Japin mendime rreth finalistëve; Anaidi: “Olta dhe Elona do të dalin të parat nga shtëpia”


Në dhomën e gjumit ndodhen disa nga banorët, të cilët të shtrirë nëpër krevatet përkatës, fillojnë të bisedojnë lidhur me finalen e Big Brother dhe banorët që mund të arrijnë të shkojnë në të. Eldora thotë se gjatë një diskutimi me Ilirin, ai veç vetes së tij, ka menduar që edhe Eldora mund të arrijë të shkojë në finale, pasi banorët e tjerë janë të ndarë dy e nga dy e kjo gjë bën që ata të mos qëndrojnë dot të vetëm, pa personin që kanë afër. Sipas Ilirit, ky fakt mund t’i s’kualifikojë ata. “Joana do të dalë nga ne të dy, se kjo nuk bën dot pa mua”, thotë Anaidi me të qeshur. Ndërsa Joana thotë se në finale shikon Xhimin, Shpendin dhe Anaidin nga djemtë. Ndërsa për vajzat i kërkon një mendim Anaidit. “Të hyjnë një herë edhe dy banoret e reja, pastaj të them”, ia kthen Anaidi, duke u shprehur se maksimumi i vajzave që mund të shkojnë në finale do të jenë tre. Megjithatë, Anaidi mendon se Olta dhe Elona do të dalin të parat nga vajzat. Joana e pyet vazhdimisht Anaidin rreth banorëve femra që mund të jenë në finale, ndërsa ai thotë se asnjëra nuk e meriton finalen, duke thënë se Joana nuk është sjellë mirë me të, por as Elena me Viganin e as Eldora me Shpendin. “Nga vajzat shikoj Liken në finale”, shprehet ai, duke u munduar ta kalojë situatën me humor.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment