Indikacioni i rradhës


Big Brother u ka dhënë edhe më parë banorëve, një indikacion i cili lidhet me sekretin numër 2, që erdhi përmes”Gjurmëve të Këpucëve” që ndodheshin në hapësira të ndryshme të shtëpisë. Sot banorët do të marrin indikacionin e rradhës në lidhje me sekretin numër 2. Për këtë do ti ndihmojnë këpucët Buffalo. Në shtëpi ndodhet një raft i madh këpucësh i ndarë me masat nga 35 deri në 45. Në të gjithë hapsirën e shtëpisë janë shpërndarë këpucët që duhen sistemuar në raft. Secili nga banorët do të ketë një masë të caktuar këpucësh për të sistemuar. Masa për secili do të përcaktohet përmes goglave. Detyra e secilit është: 1. Të kërkojë këpucët me masën përkatëse në të gjithë hapsirën e shtëpisë. 2. Ti sistemojë ato në raft, në rreshtin përkatës. 3. Vetëm kur të gjejnë dy këpucë të së njëjtës masë dhe model, mund të shkojnë për ti sistemuar në raft. Pa gjetur të dy këpucët e të njëjtit model dhe masë (pra 1 palë këpucë) nuk duhet të nisin të kërkojnë palën e rradhës. 4. Në raft duhet të vendosin 1 palë këpuce dhe pastaj duhet të nisin të kërkojnë palën e rradhës. 5. Secili banor ka për detyrë të mbledhë 10 palë këpucë. Të gjithë banorët pas përfundimit të provës do të marrin dhuratë një palë këpucë Buffalo. Ndërsa banori që arrin të mbledhë i pari 10 palë këpucë, fiton një darkë dhe ka të drejtë të ftojë edhe një banor tjetër, sipas dëshirës. Banorët zgjedhin numurat përkatës. Bie gongu dhe banorët shpërndahen nëpër shtëpi për të gjetur këpucët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment