Iliri për daljet nga shtëpia


Iliri, Eldora dhe Edberi janë ulur për të ngrënë bukë. Ata diskutojnë për ditën e nesërme. Iliri thotë se nesër do të dalin dy banorë, por nuk beson se mund të hyjnë dy të tjerë. Ai i thotë Eldorës me Edberin se nesër mund të kenë surpriza, por jo banorë të rinj. Ai është i mendimit se Elena do dali nesër. Por Eldora nuk e mendon ashtu. Atëherë ai e pyet se kush mendon ajo se do dali nesër nga shtëpia? Eldora shprehet thjesht se dihet se kush do dali, pa përmendur emra. Atëherë Iliri e pyet vetë, se mbase del Joana. Iliri shprehet se për ditën e nesërme, ja ka frikën se mos dalë Olta, Elena, Joana ose ndonjëri nga të rinjtë, Vigani ose Edberi. Edberi interesohet për Viganin, nëse Iliri e ka nominuar. Por Iliri thotë që nuk e ka nominuar, megjithëse nuk i duket se po bën ndonjë gjë të madhe brenda shtëpisë. Ai shton se Vigani rri pasiv dhe është gjithë ditën me Elenën. Ndërsa për sa i përket Edberit ai e nxit atë, të shkojë ti thotë Joanës, që ti lajë ajo enët. Aty mund ta kuptojë Edberi se sa xhan e ka ajo, atë. Sipas Ilirit, duke qënë se Edberi ja ka bërë gjithmonë respektin Joanës, ajo mund ta ndihmojë me enët tani që ai ka vrarë këmbën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment