Iliri i kërkon bashkëpunim Edberit për një lojë kundër Anaidit; Edberi pranon


Ndërkohë që Elena, Joana dhe Eldora janë duke biseduar me njëra-tjetrën, aty shkon Anaidi, i cili futet në bisedë me vajzat, duke treguar një situatë që i ka bërë përshtypje gjatë ditës. Ai thotë se gjatë kohës që Olta dhe Xhimi ishin duke krijuar një zënkë midis tyre, Iliri po i përgjonte dhe këtë detaje ka vënë re Anaidi, i cili ia ka vënë në dukje Ilirit, “I thashë: O Loke çfarë po bën?”, tregon Anaidi, ndërkohë që Iliri nuk i kishte dhënë rëndësi, por i tregoi se Xhimi e Olta ishin duke debatuar me njëri-tjetrin. Vajzat qeshin me sjelljen e Ilirit, teksa ai tregon. Iliri del me Edberin dhe banorët e tjerë në kopsht dhe i kërkon Edberit që të bëhet bashkëpunëtor për t’i bërë një lojë Anaidit. Ai e instrukton rreth mënyrës së si do t’ia bëjnë lojën, duke i kërkuar që të jetë i gatshëm për rolin e tij në lojë, ku Anaidin do ta gjuajnë me vezë, ndërsa sapo të shkojë ai në dush për t’u larë, të jetë Joana duke e pritur me miell, të cilin do t’ia hedhë në të gjithë trupin. Edberi pranon se do t’ia mbushë mendjen Joanës për këtë lojë ndaj tij e të gjithë banorët qeshin teksa mendojnë rezultatin. Joana shkëmben një bisedë të shkurtër me Viganin, ku e pyet nëse është duke bërë ndonjë plan kundër Elenës, por Vigani nuk e pranon këtë gjë, madje i thotë edhe për një bisedë që ka pasur me Anaidin dhe ai i ka futur në kokë dyshimet se mos Olta është duke e përdorur për interesat e saj në lojë. Këtë bisedë Joana më pas shkon dhe e bën me Elenën, duke ia treguar të gjithë fjalët e Viganit. Më pas vajzat shkojnë në kuzhinë, ku darkojnë bashkë me Anaidin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment