Iliri-“Elena mund të dalë se i ka skaduar koha për të treguar bukurinë”


Iliri dhe Elona qëndrojnë në oborr dhe fillojnë të bisedojnë për spektaklin e së shtunës. Të hamendësojnë për banorët që mund të dalin këtë javë. Iliri hedh dyshime se ndoshta mund të dalë Shpendi dhe më pas shton se edhe për Xhimin mendon se nuk do të shkojë shumë larg. Elona thotë se nuk di se çfarë të thotë sepse ata ende nuk dinë se kush është në nominim. Elona thotë se mendon se Xhimi duhet të dalë nga shtëpia për shkak të debateve dhe lojrave të rënda që ka bërë në shtëpi. Ajo pyet Ilirin për Joanën dhe ai i përgjigjet “për mua, ajo del nesër”. Më pas Elona pyet Ilirin se cilin mendon se do të dalë nesër nëse do të ketë dy eliminime. Iliri i përgjigjet se sinqerisht mendon se ndoshta mund të dalë edhe ndonjë nga banorët e rinj dhe shprehet “çfarë s’bën vaki?”. Më pas Iliri fillon të flasë për Elenën dhe argumenton mendimin e tij duke thënë se Elena nuk bën asgjë në shtëpi. “Ndoshta edhe Elena mund të dali, i ka skaduar koha për të treguar bukurinë, duhet të tregojë edhe ndonjë gjë tjetër” thotë Iliri. Elona thotë se deri tani nuk i pëlqen fare roli që luan Elena në shtëpi edhe pse shpesh herë e ka mbrojtur përballë të tjerëve, por ka dyshime rreth sjelljes së saj. “S’arrij të kuptoj asgjë nga Elena sepse flet shumë pak gjatë ditës” thotë Elona dhe Iliri përkrah mendimin e saj. Më pas aty vijnë edhe banorë të tjerë dhe biseda e tyre ndërpritet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment