Iliri bën lojë kundër Edberit, por Elena i prish planin


Iliri mendon që t’i bëjë një lojë Edberit. Kështu ai merr një enë të vogël plastike dhe ngjitës. Brenda enës Iliri thyen dy vezë dhe nëpërmjet ngjitësit e fikson enën të lidhur me derën e dhomës. Ai e vendos enën me vesë sipër derës në mënyrë që kur të hyjë dikush veza të rrëzohet të t’i bjerë në kokë banorit që do të hapë derën i pari. Këtë lojë Iliri e planifikon për Edberin të cilit sapo përfundon rrengun i kërkon që të shkojë në dhomën e gjumit. Edberi nuk shkon në atë çast. E ndërsa Iliri ndodhet jashtë me Edberin, duke pritur që ky i fundit të shkojë në dhomën e gjumit, Elena shkon përpara tij atje. Ajo hap derën dhe ena me vezë rrëzohet, por Elena i shpëton rrengut. Vetëm një pjesë e vogël e vezës e prek atë në krah ndërsa pjesa tjetër rrëzohet duke bërë pis derën. Iliri qesh sepse mendon se Elena ishte viktimë e lojës së tij dhe më pas shkon të pastrojë vendin që bëri pis veza e vënë aty qëllimisht nga ai. Iliri i thotë Elenës se loja nuk ishte për të, por për Edberin, ndërsa Elena i sugjeron që ta bëjë këtë lojë kur të bashkohen grupet. Iliri i përgjigjet “po do ta bëjë prapë unë këtë lojë” dhe të dy planifikojnë se si mund të bëjnë lojra të tjera të ngjashme me këtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment