Flasin për nominimet;- Eldora “Për mua Joana nuk është sfidë”


Eldora dhe Rikja bisedojnë për një kohë të gjatë për Joanën ku Eldora tregon për debatin që pati me Joanën një natë më parë. Ajo vazhdon të thotë se tashmë është e lumtur që marrëdhënia me Joanën ka shkuar në këtë pikë sepse ajo vetë nuk mund të shtiret, teksa nuk e pëlqen një njeri dhe për më tepër se mendimi negativ që ka pasur për të i është përforcuar çdo ditë e më shumë. Eldora tregon se në letrën e buxhetit, Anaidi kishte shkruar emrat e banorëve si finalistë dhe në të mungonin emri i Rikes dhe i Eldorës. Ajo thotë se ai e ka shkruar këtë gjë duke u nisur nga nominimet e fundit ku banorët pasi thanë të gjithë nga një emër dhe një arsye, rezultoi që në nominim dilnin Joana dhe Eldora. “Ai shkroi Joanën si finaliste sepse mendon se këtë javë dal unë, duke qenë në nominim përballë tyre” thotë Eldora. Rikja nga ana tjetër thotë se fakti që ata zgjodhën vetëm një person, ose që nuk iu tha se sa duhet të dilnin në nominim, mund të ketë të bëjë me ndonjë nominim tjetër që ata nuk e dinë. “Ndoshta mund të jemi të gjithë në nominim këtë javë” thotë Rikja, pasi banorët nuk e dinë se këtë javë nuk ka të nominuar dhe televotim për ta. Eldora thotë se Joana e sheh si sfidë përballjen me të dhe se mendon se ballafaqimi i tyre jashtë shtëpisë mund të jetë një sfidë për Eldorën. “Për mua Joana nuk është një sfidë, kam kaluar aq sfida në jetë, jam përballur me aq shumë gjëra të vështira saqë Joanën nuk mund ta llogaris fare” thotë Eldora. Më pas ajo shton se fakti që është në nominim me Joanën dhe Anaidin është edhe diçka e mirë sepse do të shohë se çfarë pëlqejnë dhe vlerësojnë realisht njerëzit jashtë, por këtë nuk e sheh si një sfidë apo si diçka që s’mund ta pranojë. “Më është dashur të pranoj shumë gjëra të vështira dhe këtë sa që e llogaris fare, por kam besim se publiku jashtë do ta bëjë zgjedhjen e duhur” thotë Eldora.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment