Flasin për Joanën


Olta, Iliri dhe Elona kanë dalë në oborr. Olta i tregon Elonës dhe Ilirit të gjithë bisedën që kishte bërë më Joanën, çfarë ajo kishte thënë për Elonën dhe pyetjet provokuese të Joanës në lidhje me marrëdhënien e Oltës me Elonën, Ilirin Shpendin dhe Xhimin. Sipas përfundimit të Oltës, strategjia e Joanës është të provokojë të gjithë banorët brenda shtëpisë. Iliri është i mendimit që kur një person ta hedh një herë, atëherë është faji i atij, por kur ta hedh për të tretën herë, atëherë është faji yt. Prandaj ai ja ka mbyllur derën disa njerëzve brenda shtëpisë. Elona thotë se e dinte shumë mirë që Joana do fliste patjetër mbi atë që kishte ndodhur, madje edhe mund të provokonte. Sipas saj, Joana duket person që ka nevojë për këto gjëra. Elona është e mendimit që Joana me Anaidin po përdorin banorët e tjerë që të arrijnë qëllimet e tyre. Ajo shton se të dy janë të djallëzuar, ndërsa për Anaidin thotë se do dalë bllof vetë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment