Flasin për jetën dhe vdekjen; Elona: “Konfliktet të zgjidhen në moment, vdekjes nuk i dihet”


Në ambientet afër pishinës janë duke biseduar Shpendi, Elona, Iliri dhe Olta. Të katër banorët kanë hapur një temë mbi mënyrën se si e shikojnë jetën dhe vdekjen si fenomen, mënyrën se si duhet jetuar jeta dhe se si duhet përballuar një fatkeqësi si vdekja. Shpendi është i mendimit që duhet jetuar çdo ditë në maksimumin e saj e madje duhet falënderuar Zoti për çdo ditë që kalon e vazhdojmë të jemi ende gjallë. Elona është plotësisht dakord me mendimin Shpendit, ndërsa Olta është e mendimit se ata duhet të jenë po kaq të gjallë edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother e ta konsiderojnë ditën si një ditë normale në jetën jashtë. Iliri është dakord me Shpendin e fillon të flasë për vdekjen, duke thënë se është e vetmja gjë e sigurt për çdo njeri e për këtë arsye nuk duhet të përjetuar si diçka e papritur. Pak minuta më vonë, Iliri fillon të bëjë shaka e të luajë me Oltën, ndërsa Shpendi dhe Elona vazhdojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin. Elona thotë se fakti që jeta është shumë e shkurtër dhe që asnjëherë nuk e dimë se sa do të zgjasë, duhet shfrytëzuar në çdo moment të sajin. Shpendi flet për mënyrën se si duhet të bëhemi njerëz sa më të mirë e për këtë thotë: “Një njeri i mirë duket në ditën e varrimit të tij, pasi njerëzit që i shkojnë kanë krijuar respekt për të gjatë jetës”. Ndryshe nga Shpendi, Elona mendon se një njeri i mirë duket gjatë jetës së tij. Ajo mendon se jeta është aq e shkurtër saqë nuk duhet lënë asnjë zënkë aspo konflikt me dikë pa u zgjidhur në fund të ditës, pasi nuk mund ta dish se kur mund të vijë vdekja.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment