Flasin ende për planin; Olta i tregon Elonës për shokun e saj më të mirë

Ndërkohë që banorët të cilët u morën për minuta të tëra me thurjen e planit me në krye Anaidin, shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur, vazhdojnë të flasin edhe për disa minuta me njëri-tjetrin rreth planit që kanë ndërmend të bëjnë për banorët e tjerë e kryesisht për Ilirin e Oltën, në mënyrë që të zbulojnë misterin e tyre. Të gjithë janë në dyshim se midis tyre ka diçka të cilën ende nuk duan ta ndajnë me banorët e tjerë. Ata kërkojnë të arrijë t’i ndajnë me atë të këtij plani, nëse vërtet nuk ka një ndjenjë mes tyre. Elona e Olta vazhdojnë bisedat mes njëra-tjetrës, ku të dyja vajzat tregojnë histori nga jeta. Olta tregon për shokët e saj më të mirë, me të cilët punon në të njëjtën punë, duke sjellë situata nga më të ndryshmet që kur i ka njohur e duke treguar histori me ta në ambiente e festa të ndryshme. Ajo veçon njërin prej tyre, duke thënë se ka shumë vite që e njeh. Olta thotë se e konsideron shumë të afërt e kanë shumë vite që njihen me njëri-tjetrin, madje tregon situata nga më të ndryshmet me të, por në asnjë moment nuk shpreh se e konsideron të dashur. Pas pak minutash vajzat vendosin të flenë, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment