Fillon spektakli;- Ndarja e banorëve sipas grupeve të provës vazhdon


Banorët për një kohë të gjatë përgatiten për spektaklin dhe pas një kohe të gjatë përgatitjesh, ata ulen në dhomën e ndenjes përballë monitorit si çdo herë tjetër. E veçanta e këtij spektakli është se banorët që pas fillimit të provës janë ulur të ndarë sipas grupeve. Pas spektaklit të së shtunës në shtëpi situata mes banorëve u bë shumë e ashpër aq sa ata arritën që të ndanin buxhetin dhe ushqimet. Ndërkohë që situata filloi të ndryshonte gradualisht me futjen e provës së javës. Big Brother ka futur gjatë javës një provë javore ku i ka ndarë banorët në dy skuadra duke përzier banorë të grupeve të ndryshme që kishin debatuar ashpër dhe që marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar. Mirëpo gjatë provës gjithçka filloi të ndryshonte sepse tashmë Joana ka filluar të komunikojë normalisht me Elonën dhe po ashtu Anaidi dhe Iliri kanë komunikuar lirshëm dhe kanë luajtur me njëri-tjetrin. Arbana pasi përshëndetet me publikun dhe teleshikuesit i kërkon Opinionistit që të japë një koment pikërisht për situatën e krijuar në shtëpi. Arian Konomi thotë se kjo lojë ishte një gjetje shumë interesonte sepse ka bërë që banorët të bashkëveprojnë në grup edhe pse kanë pasur marrëdhënie jo të mira mes tyre. Pas komenteve me të Arbana përshëndet banorët dhe pyet ata se si u ka shkuar java, sidomos pas provës. duket se ata janë të kënaqur që tashmë kanë filluar të komunikojnë përsëri lirshëm, pa debatuar dhe këtë e shprehin Elena, Rikja dhe banorë të tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment