Fillon prova


Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi. Disa janë duke biseduar ndërsa disa të tjerë duke ngrënë bulë. Papritmas fillon kënga “Valsi i Lumturisë” që është kënga e zgjedhur nga “Individi” Elona-Edber. Ata fillimisht nuk orientohen, por pastaj e marrin veten dhe shkojnë me vrap tek pista e kërcimit e cila është një rreth vizatuar në kopësht. Ata presin atje partnerin. Dhe ja ku vjen partneri Xhimi-Shpendi. Ata lidhin duart me njëri-tjetrin dhe kur në sfond fillon muzika, banorët fillojnë të kërcejnë. Ndërkohë që nga pas janë “individët” e tjerë të cilët bëjnë tifozllëk dukë i shoqëruar me lëvizje të ndryshme. Ata duartrokasin për kërcimin Elonën, Edberin, Shpendin dhe Xhimin. Mes banorëve plasin të qeshurat sepse kënga është e gjatë dhe Shpendi thotë: “Çfarë është mor, kjo këngë 7 minuta lalala...!”.Ata hedhin dhe presin batuta dhe shaka mes njëri-tjetrit. Tani është rradha e të tjerëve “individit” Xhimi-Shpendi të zgjedhin goglat. Atyre u bie të kërcejnë me “individin” Joana-Ilir.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment