Elona-Rikes: “Nuk më pëlqen loja që po bën”; Anaidi:”Rikja nuk di me lidh dy llafe”;


Edberi bisedën që bëri me Riken për gjendjen e keqe në të cilën ndodhej Rikja, e diskuton dhe me Anaidin dhe Joanën në oborr. Si Anaidi dhe Joana e nxisin Edberin që ajo është duke bërë një strategji të cilën ja ka rekomanduar Elona sepse ëndrrat që ajo ka parë nuk janë të besueshme fare. Edberi nuk prononcohet shumë në lidhje me këtë gjë, por Anaidi dhe Joana fillojnë të ironizojnë intelektin e Rikes duke thënë: “Do të bëjë Rikja Strategji, ajo s’di të lidhi dy llafe”. Sipas tyre Rikja nuk ka ndonjë inteligjencë të lartë por ajo duke ndenjur nën hijen e Elonës dhe instruksionet e saj përpiqet të luaj. Ato nuk kuptojnë dot se cila është arsyeja që Rikja do të afrohet sërish me Edberin pas diskutimit të djeshëm dhe kush është loja që po përpiqet të bëjë duke i thënë një pjese të banorëvë për ndryshimin e flokëve. Ndërkohë në dhomën e ndenjes ndodhet Rikja me Elonën të cilat po diskutojnë për Joanën. Sipas Rikes Joana është një femër shumë e cekët e cila nuk e kupton që ajo po e vë në lojë. Por Elona tregohet pak skeptike ndaj lojës së Rikes dhe e paralajmëron atë që nuk do ja prishi lojën, por nuk është se po e pëlqen shumë lojën e saj. Rikja i thotë Elonës se nuk është duke luajtur dhe nuk e kupton se çfarë e bën Elonën të mendojë një gjë të tillë. Ajo i premton që të ketë besim te Rikja, sepse nuk do ta zhgënjejë për asgjë. Elona nga ana tjetër e Siguron që ato kuptohen që në sy dhe e njohin shumë mirë njera-tjetrën. Elona nga ana tjetër e këshillon Riken që e kishte paraljmëruar që situatat ndryshojnë në shtëpi, por nëse do të luaj le të bëjë lojën kur hyri në fillim në shtëpi sepse vetëm ashtu mund ti “rrotullojë” banorët sipas qefit. Loja e Rikes dhe Elonës ka ngjallur shumë kuriozitet te Anaidi i cili “nuk po mban dot më” dhe pyet Edberin nëse di se çfarë strategjie po ndjekin ato të dyja. Edberi i jep një përgjigje shumë sipërfaqësore gjë që Anaidin nuk e kënaqi pasi nuk i dha dot përgjigje pyetjes që bëri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment