Elona: “Preferoj më mirë të dal sesa të shtirem ”; Shpendi: “Duhen aftësi në aktrim, unë s’i kam”


Në kuzhinë Xhimi dhe Anaidi janë duke gatuar për pjesën tjetër të banorëve, ndërsa disa prej tyre shkojnë aty për të ngrënë. Pasi përfundojnë gatimin, edhe dy djemtë ulen për të darkuar bashkë me ta. Biseda mes Elonës e Shpendit vazhdon ende, por tashmë janë duke biseduar për mënyrën se si duhet të sillen gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother si edhe për mënyrën se si duhet të krijojnë marrëdhëniet me banorët e tjerë. Ata janë të mendimit se duhet të sillen njësoj si në jetën reale e të krijojnë marrëdhënie të mira njësoj si me njerëzit më të afërt, por kjo gjë është shumë më e vështirë në një ambient të tillë, sipas tyre. Elona thotë se nëse do të krijonte një zënkë me njërin nga banorët e më pas do të donte që të rregullonte marrëdhëniet me të, mbase mund të dukej false në sy të publikut. “Preferoj më mirë të dal sesa të bëj këtë gjë”, shprehet Elona. Ndërsa Shpendi thotë se duhet të kesh aftësi aktruese dhe duhet të dish të gënjesh shumë mirë, për t’u shtirur e për të bërë sikur gjithçka shkon mirë mes tyre. Sipas Shpendit, shumë nga banorët brenda shtëpisë i akne këto aftësi, por ai vetë nuk mundet. Elona thotë se mund të falë një mashtrim nga ndonjë banor, i cili mund ta bëjë vetëm për hir të sekretit. “Për një qëllim të tillë edhe mund të toleroj diçka”, shprehet Elona, por shton se veç kësaj arsyeje, nuk mund ta toleronte për asnjë arsye tjetër. Ndërsa Shpendi flet për diskutimet e debatet që banorët kanë bërë midis tyre, duke thënë se nuk mban mend asnjë debat të shëndoshë mes tyre, pasi banorët nuk janë të drejtë dhe vetvetja në asnjë moment, sipas tij. Pas pak edhe ata të dy shkojnë në kuzhinë duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve, të cilët janë duke darkuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment