Elona për debatin me Joanën: “Më provokoi ta ofendoja”; Olta i qëndron pranë


Elona, Olta dhe Eldora dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë për debatin që ka pasur Elona me Joanën. Vajzat e pyesin për detaje dhe Elona e fillon ta tregojë se si ka filluar debati që në fillim. Ajo thotë se ka qenë e provokuar nga Joana dhe se i vjen inat me veten që arriti të nervozohet prej saj. Vajzat e këshillojnë që ajo të jetë e qetë gjatë diskutimit me Joanën, pasi qëllimi i saj është që ta nervozojë Elonën. Olta i tregon rreth bisedës që ka bërë me Joanën dhe fjalëve që ajo i ka thënë. Elona mendon se Joana kërkon mbështetjen e Anaidit dhe të disa banorëve të tjerë, pasi e vetme nuk mund t’ia dalë. Ajo tregon mënyrën se si i ka folur Joana, duke e provokuar gjatë gjithë kohës që Elona ta ofendojë. Eldora e qorton disi Elonën pasi mendon se ajo e ka tejkaluar me mënyrën se si i është drejtuar Joanës, ndërsa Olta i qëndron pranë dhe i tregon se është në krah të saj. Elona i bën thirrje publikut që të kapin sensin e debatit dhe të kuptojnë se kush është fajtorja në të vërtetë, pavarësisht se mund ta ketë tepruar me ndonjë fjalë banale. Ndërsa në dhomën e ndenjes është duke u bërë një diskutim mes Anaidi e Joanës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment