Elona: “Nuk do lejoj njeri të më bëjë si vetja”


Elona me Oltën ndodhen në dhomën e gjumit. Ato janë duke biseduar për lojën dhe strategjinë e banorëve. Olta duket sikur e ka kuptuar strategjinë dhe i rrëfen Elonës se banorët duke sulmuar atë duan të kapen me Elonën, ndërsa kur sulmojnë Elonën duan të kapen me Oltën. Në fakt edhe Elona e ka kuptuar një gjë të tillë, por ajo nuk dëshironte tja thoshte Oltës, sepse nuk donte që ajo të ndihej keq. Por Olta thotë se ajo nuk është budallaqe dhe i kupton këto strategjia. Megjitahtë Elonës i bëhët qejfi që Olta e ka kuptuar këtë gjë. Ajo shton se nuk i kishte shkuar kurrë ndër mend që kjo lojë do të ishte kështu. Por ata që reagojnë në këtë mënyrë nuk kanë siguri te vetja, thotë ajo. Të dyja diskutojnë se sa mirë do të ishte sikur banorët të shkonin mirë me njëri-tjetrin, por ka njerëz që nuk e njohin harmoninë. Elona thotë se ka disa banorë që e kanë të nevojshme debatin dhe acarimin, e kanë si buka që hanë, shton ajo, mëngjes, drekë dhe darkë vetëm debat. Elona thotë që të shkojë si të shkojë, por ajo nuk do lejojë asnjë që ta bëjë si vetja, sepse ka edhe një imazh për të mbrojtur. Ajo nuk ka për ta bërë kurrë lojën e kameleonit. Të dyja flasin edhe për Joanën se si ndryshon gjatë ditëve dhe me persona të ndryshëm që deri dje i ka pas sharë, ndërsa tani për hir të lojës i merr me të mira.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment