Elona me nerva për banorët që kërcyen mbi shtratin e saj


Një pjesë e banorëve shijojnë ditën e ngrohtë duke përdorur edhe pishinën. Kështu pas shpendit në pishinë futen edhe Iliri e Edberi. Më pas edhe Elona noton në pishinë edhe pse për një kohë të gjatë u mundua që t’i shmangej Shpendit që të mos e hidhte në pishinë. Pasi lahet në pishinë Elona shkon në dhomën e gjumit dhe sheh se shtati i saj nuk është në rregull, sikur ajo e kishte lënë pasi u zgjua. Për më tepër Elona vë re se peshqiri i saj është hedhur në mënyrë të çrregullt sipër krevatit të Joanës. Elona nervozohet shumë me këtë gjë dhe i thotë Oltës se dyshon se ky është një veprim i Joanës për ta nervozuar dhe për të debatuar me të. Olta i thotë se nuk duhet që të zihet me Joanën edhe nëse kjo është e vërtetë. Elona del jashtë ku ndodhet Joana dhe Eldora duke marrë rreze dhe pyet Joanën “e ke përdorur ti peshqirin tim se ishte sipër krevatit tënd?”. Joana i përgjigjet “nuk e di, unë nuk e kam prekur fare”. Ndërsa Eldora mundohet që t’i shpjegojë Elonës se ata po kërcenin në dhomë dhe duhet të pyesë një herë edhe djemtë Viganin dhe Edberin. Elona largohet dhe shkon përsëri në dhomë. Aty vijnë Edberi dhe Vigani të cilët fillojnë t’i shpjegojnë Elonës se shtratin ia kanë prishur ata dhe se në lojë e sipër Edberi mori peshqirin e saj duke luajtur ia hodhi në fytyrë Joanës. Elona i thotë se nuk e ka problemin te lojrat e tyre, por kujtoi se këtë gjë e kishte bërë Joana me tendencë ndaj saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment