Elona: “Kjo lojë më bën të dyshoj tek të gjithë, por Riken e konsideroj të afërt”


Elona, Rikja dhe Eldora ndodhen të tria në tavolinë e ndërsa flasin për ngjarjet e fundit në shtëpi, Rikja e mërzitur i tregon Eldorës se Elona po dyshon për një lojë që gjoja është duke bërë Rikja me Edberin kundër saj. Eldora reagon menjëherë kundër Elonës e i kërkon që ajo kurrsesi nuk duhet të dyshojë tek Rikja. “Këtu është një lojë dhe dyshoj tek të gjithë”, shprehet Elona. Kjo gjë e prek shumë Riken, e cila çohet nga tavolina e mërzitur, duke thënë: ”Në rregull, si të duash, vazhdo dysho”. Pas largimit të Rikes Eldora i thotë se Elona është duke menduar shumë gabim, pasi në këtë mënyrë ajo thjesht po ia bën qejfin pjesës tjetër të banorëve. Ndërsa Elona e sqaron e se banorët e tjerë nuk kanë se nga ta marrin vesh këtë gjë, por pavarësisht të gjithave ajo e vlerëson shumë Riken dhe e konsideron personin më të afërt brenda shtëpisë. Ndërsa Eldora më pas i thotë se e vlerëson për faktin që ajo i ka shprehur dyshimet e veta. Më pas të dyja flasin për ngjarjet e ditëve të fundit, ndërsa Elona fillon të flasë për Edberin, duke komentuar sjelljen e tij të ulët dhe lojën e pisët që po mundohet të bëjë me Elonën, duke u munduar të ngjallë dyshime karshi saj. Ndërsa Eldora e këshillon që Elona ta mbajë afër Edberin, pasi ai është i lëkundshëm. Bisedat mes tyre vazhdojnë edhe për disa minuta, ndërsa pjesa tjetër në dhomën e gjumit janë duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment