Elona këshillon Edberin: “Ki kujdes se po të përfshijnë në lojën e tyre”


Elona dhe Edberi dalin në kopsht e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa shumica e banorëve kanë shkuar në dhomat e gjumit, duke u bërë gati për të fjetur gjumë. Elona fillon të flasë për lojën që Edberi po mundohet të bëjë, duke i thënë se nuk i duhet lojë e pastër ajo që po mundohet të bëjë. “Më bëri përshtypje që më the se më njeh më mirë sesa duhet”, i thotë Edberi. Ndërsa Elona i lë të kuptojë se me ato fjalë thjesht ka dashur ta ngacmojë, por ai nuk duhet të preket. “Nëse duhet të sillem keq me dikë, nuk je ti ai person”, i thotë Elona. Të dy flasin për lojën e banorëve dhe qëndrimin e vështirë në shtëpi, për të cilin Elona shprehet: “Çdo gjë këtu është e frikshme”. Ajo thotë se është e vështirë që të krijosh besim tek banorët, madje tek asnjëri prej tyre. “Unë jam në pritje”, shprehet ajo, duke thënë se mund të presë gjithçka prej tyre. Elona thotë se shumica prej banorëve mendojnë gjatë gjithë kohës për strategjinë e lojës, ndërsa për veten tregon se ka kaluar edhe shumë momente të bukura brenda Big Brother dhe nëse do të dilte nesër nga shtëpia, do të ruante kujtime shumë të bukura. Elona e ka fjalën për Joanën e për Anaidin, duke thënë se janë duke planifikuar lojën e tyre, por njëkohësisht përfshijnë edhe banorë të tjerë në lojën e tyre. Në këtë mënyrë ajo këshillon Edberin se duhet të jetë sa më i kujdesshëm në marrëdhënie me ta. “Këtë gjë janë munduar të bëjnë edhe me mua”, i thotë Elona, e cila vazhdon ta këshillojë. Pas pak aty shkon edhe Anaidi e të tre bëjnë biseda të përgjithshme, duke bërë shaka me njëri-tjetrin rreth një kënge që është duke bërë Vigani për Big Brother 6-ën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment