Elona ka dyshime rreth Xhimit; Elena: “Xhimi është i martuar dhe fsheh shenjën e unazës”


Në kuzhinë ndodhen Elena, Iliri, Xhimi, të cilët janë duke pastruar, si edhe Elona e Olta, të cilat rrinë afër tyre, duke u bërë muhabet. Ndërsa e shikon me vëmendje Xhimin, Elona e pyet: “Xhimi, a ke ndenjur ndonjëherë pa këtë unazën tënde?”. Kjo pyetje e bën Xhimin që të shtanget në një moment e të mendohet rreth përgjigjes që duhet t’i japë, duke përsëritur pyetjen e saj. “Pa unazën time? Për sa kohë thua ti?”, e pyet ai. “Nuk e di”, përgjigjet Elona, ndërsa vazhdon të mendojë rreth dyshimeve të saj për Xhimin. “E di se si është punë Elona? Xhimi është i martuar dhe atë unazë e mban për të fshehur shenjën e unazës së martesës”, ia kthen Elena, e cila është duke larë enët. “E gjete!”, ia kthen Xhimi Elenës, ndërsa më shumë e shqetësojnë dyshimet e Elonës. Ai e heq unazën dhe i thotë asaj që të shikojë e të bindet për dyshimet e saj. Elona qesh teksa e sheh, ndërsa Xhimi e bind Elenën se dyshimet e tyre janë të kota, pasi shenja do të ishte shumë e dukshme nëse ai do të mbante një unazë për aq shumë kohë në atë gisht. “Ti mund të kesh një muaj që je martuar”, ia kthen Elena, ndërsa biseda vazhdon me shaka ndërmjet tyre. Ndërsa në anën tjetër të dhomës ndodhet Anaidi e Joana duke biseduar rreth nominimeve, duke aluduar rreth banorit që mund të eliminohet gjatë kësaj jave.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment