Elona i sqaron dyshimet e saj me Riken; Për Elenën: “E ka penalizuar afrimiteti me Joanën”


Menjëherë pas spektaklit, banorët marrin rrobat e “Collezione”-s dhe shpërndahen nëpër shtëpi, duke i provuar të gjitha me radhë e duke i dhënë mendim njëri-tjetrit për mënyrën se si duhet t’i kombinojnë kur t’i veshin. Elona dhe Rikja përqafohen me njëra-tjetrën për disa minuta dhe shprehin mallin që kanë ndier për tjetrën gjatë këtyre ditëve që kanë qenë të detyruara të jenë të ndara në grupe. Ndërsa Elonës duket se i ka mbetur disi qejfi me Riken dhe largësinë që ajo ka pasur karshi Elonës, pasi nuk ia ka shprehur në asnjë moment mungesën që mund të ketë ndier për të. Elona tregon se në momentin që fillon të ketë miqësi me dikë, ajo e konsideron shumë të afërt dhe pret përkushtim edhe nga personi tjetër. Elona, gjithashtu, mendon se Rikja po luan shumë bukur me pjesën tjetër të banorëve dhe ka frikë se mos Rikja po e përfshin edhe atë në lojën e saj. Por Rikes i vjen keq që i dëgjon këto fjalë nga Rikja dhe e siguron se me atë nuk është duke bërë asnjë lojë. Më pas Rikja fillon një bisedë me Eldorën për sa i përket eliminimit të Elenës. Të dyja vajzat mendojnë se Elena është njeri shumë i mirë, por fakti që rrinte shumë afër Joanës, e bënte që të ndikohej, qoftë edhe padashur. Pas pak me vajzat bashkohet edhe Elona, e cila mendon se Elenën e ka penalizuar qëndrimi afër Anaidit dhe Joanës. Ajo merr shembull edhe eliminimin e Xhimit, i cili ka ardhur si pasojë e qëndrimit afër tyre, për të njëjtën arsye. “Sepse ata helmin që kanë në trup ia injektojnë të tjerëve’, thotë Rikja, ndërkohë që vajzat vazhdojnë të komentojnë. Ndërsa djemtë janë duke provuar veshjet e “Collezione”-s, të dhuruara nga Vëllai i Madh, Iliri është duke i treguar fotot e mbesës dhe familjarëve të tij Viganit, i cili e komplimenton për familjen dhe mbesën e bukur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment