Elona: “Edberi e Rikja po zbatojnë një urdhër”; “Po më bëjnë të dyshoj kot tek Rikja”


Biseda mes Elonës e Rikes vazhdon edhe për disa minuta mes njëra-tjetrës. Ndërsa janë duke diskutuar për ngjarjet e fundit në shtëpi, Elona mundohet të analizojë sjelljen e dyshimtë të Edberit dhe situata e sjella enkas për ta bërë atë të ndihet keq dhe dyshuese ndaj Rikes, sikur ajo po ia punon pas krahëve. Kjo gjë Elonës nuk i pëlqen, por njëkohësisht i duket shumë e çuditshme dhe dyshuese. Elona është pothuajse e sigurt që Edberi dhe Rikja janë duke kryer thjesht një urdhër që i është dhënë nga Vëllai i Madh, pasi ndryshimi i tyre i duket i menjëhershëm dhe shumë i çuditshëm. Ndërsa Eldora mendon se këto dyshime vijnë edhe ëpr shkak të qëndrimit të gjatë në shtëpi dhe ndryshimeve të shpeshta të marrëdhënieve midis të gjithëve. “Nëse kjo lojë vazhdon kështu, më lodh”, shprehet Elona. Më pas ajo thotë se mendon që ka bërë një gabim me sjelljen e saj. Elona thotë se nëse do të kthehej prapa, nuk do t’u tregonte banorëve për debulesën që ka për Riken e për afërsinë që ka krijuar me të, pasi tani ata janë duke ia keqpërdorur e duke e nxjerrë si xheloze për të karshi tyre. “Edberi mundohej të më bënte mua që të dyshoja për keq për Riken dhe ai atje do të më ngacmojë”, shprehet Elona. Kështu, vajzat vazhdojnë të analizojnë sjelljen e këtyre banorëve, duke marrë shkas nga ngjarjet e ditës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment