Elona e këshillon Edberin: “Joana po të përdor për interesat e saj”


Pjesa më e madhe e banorëve janë duke fjetur gjumë, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të jenë ende zgjuar. Elona ndodhet afër Edberit e fillon të bisedojë me të për sjelljen e tij të çuditshme kundrejt Joanës, edhe pse afër tyre ndodhen edhe Iliri, Olta e Xhimi. Elona i thotë Edberit se po i bën shumë përshtypje mënyra se si po sillet ai me Joanën, duke i vënë në dukje se Joana është duke e përdorur për interesat e veta. “Asaj bravo i qoftë se ka një plan për të cilin po të përdor”, i thotë Elona, e cila i kërkon vazhdimisht që ai të mos ia marrë për keq këshillat që po i jep, pasi qëllimi i saj është i mirë dhe i vë në dukje simpatinë dhe respektin që ka ndaj tij. Edberi e siguron se nuk mund t’ia marrë absolutisht për keq këshillat, por e sqaron lidhur me relatat që ka me Joanën, duke thënë se thjesht e respekton dhe se ajo po i qëndron afër. Edberi madje i përmend edhe faktin që ajo i ka bërë mëngjesin ditën e sotme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment