Elona dyshon për lojën e Edberit dhe Viganit “Ju të dy po bëni të njëjtën lojë”


Iliri ka gatuar krepa për banorët dhe ata shkojnë të hanë. Gjatë kësaj kohe Elona nis ironitë e radhës me Edberin. Eldora pyet Edberin duke i thënë “pse mendon se Elona do të dalë bllof” duke qenë se Edberi e përdori këtë shprehje ndaj Elonës teksa debatonte me të. Edberi sqaron Eldorën se e përdori atë shprehje sepse Elona po gabon në sjellje ndaj tij, ndërsa Elona nuk e pranon një gjë të tillë, por thotë se ajo e di mirë se ai po bën lojë dhe kjo është pjesë e lojës, por nuk po kupton arsyen se përse po e bën këtë lojë Edberi ndaj saj. Edberi i thotë Elonës “nuk është lojë, gjithçka ishte për të të nxjerrë fytyrën ty sepse ti dole bllof”, Ndërsa Elona ia kthen “unë jam e bindur që kjo është loja, por nuk e kuptoj arsyen se përse po e bën dhe mezi pres që ta marrë vesh”. Më pas Elona i drejtohet Viganit duke i thënë “atë që nuk kuptoj unë është se përse ti Vigan po mbështet Edberin?, apo se të dy keni të njëjtën lojë ndoshta?”. Vigani e mohon këtë dhe mundohet që t’i shpjegojë Elonës se nuk e ka përkrahur Edberin, por gjestet që ajo ka vënë re tek ai, nuk kanë pasur të bëjnë fare me lojën e Edberit”. “Ju të dy duheni parë më të njëjtin sy sepse kam vënë re që e përkrahni shumë njëri-tjetrin” u thotë Elona dy djemve. Edberi vazhdon duke iu kundërvënë Elonës dhe duke i thënë se ajo e tregoi veten e saj duke e ofenduar me shprehjen “je më shumë femër se mashkull”, por Elona sqaron se këtë shprehje ajo e ka përdorur në kontekstin e thashethemeve dhe fjalëve që bëjnë femrat dhe meshkujt. “Unë ia arrita qëllimit” i thotë Edberi Elonës duke iu referuar faktit se arriti të zbulonte se kush është në të vërtetë Elona. Elona i thotë se nuk është penduar për ato që ka thënë sepse ai i ka merituar të gjitha. “Ti mu afrove shumë dhe këtu të njoha shumë mirë se kush je” i thotë Elona Edberit duke lënë të kuptohet se ajo e di që ai po bën lojë dhe se në lojë bën pjesë edhe Vigani. Ndërsa Viganit i thotë se dyshon se ata të dy kanë të njëjtën lojë sepse jo vetëm që kanë përdorur të dy shprehjen “do ta kuptosh, kur të dalësh jashtë”, por përkrahin njëri-tjetrin vazhdimisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment