Elona, dyshime: “Janë dy banorë të afërt me njëri-tjetrin”; Për Elenën: “Duhet ta shoh ndryshe”


Dritat në shtëpinë e Big Brother ka disa minuta që janë fikur, ndërkohë që disa nga banorët janë shtrirë dy e nga dy nëpër krevate për të fjetur, ndërsa të tjerët janë ende duke u përgatitur apo duke u kujdesur për higjienën personale para se të flenë gjumë. Eldora dhe Vigani janë shtrirë së bashku e janë duke folur për mbarëvajtjen e provës së javës dhe regaimin e banorëve gjatë provës së tyre. Ndërsa në krevatin tjetër përbri, në po të njëjtën dhomë, ndodhet Elona dhe Edberi, të cilët ndërsa diskutojnë për provën e javës, hedhin dyshime lidhur me indikacionin. Edberi mundohet të shpërqendrojë sa më shumë vëmendjen e Elonës nga ai dhe dyshimet që mund t’i lindin Elonës për të dhe i thotë: “Prej kësaj lojës ka për të dalë diçka”. Ai tregon diçka që ka dëgjuar nga Joana, e cila është shprehur: “Rregullohem nesër unë me ata”, duke e pasur fjalën për Anaidin dhe Elenën. Duket se Edberi është duke i futur në kokë dyshime për Joanën Elonës, e cila shprehet: “Vërtet, Joana ka shumë pasiguri në vetvete”. Elona mendon se fakti që ajo xhelozon për gjithçka dhe pa arsye në lidhje me Anaidin, tregon që është e pasigurt, pavarësisht se në prezencë të banorëve të tjerë kërkon të tregojë se ka siguri. “Prapë së prapë lojën e Elenës nuk e komandon dot”, shprehet Elona, e cila e vazhdon mendimin e saj duke thënë se deri tani e ka parë si më të voglën e shtëpisë Elenën, duke ia justifikuar disa sjellje, por tani mendon se duhet ta shikojë me një tjetër sy, pasi ka dyshime se ajo është e sigurt për atë që është duke bërë dhe për qëllimin që ka nën vetvete. Pasi mendon për disa minuta, Elona shprehet: “Prapë së prapë, njëri këtu nuk është i vetëm, kjo është e sigurt”. “Si nuk është vetëm”, e pyet Edberi, ndërsa Elona përgjigjet: “S’e di. Duhet të ketë një sekret të përbashkët me dikë tjetër. Këtu ka patjetër diçka” . “Po Anaidi si tha për Elenën, që gjoja e ka motër”, thotë Edberi, duke u munduar ta bëjë të dyshojë sa më shumë tek të tjerët Elona. “Ai dyshoi edhe për mua, që një herë i thashë se vëllai im është 20 vjeç e pastaj 26”, shprehet Edberi. Elona vazhdon të thotë sërish se ka dyshuar edhe më parë se brenda mund të ketë ndonjë sekret të këtij lloji, duke dyshuar në një çift, në një marrëdhënie motër-vëlla, apo në një lidhje tjetër të afërt midis dy banorëve. “Kanë thënë se Nino me Eldorën janë motër e vëlla apo jo”, shprehet Edberi. Ndërsa Elona nuk dyshon më lidhur me një marrëdhënie të tillë midis tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment