Elona dhe Edberi bisedojnë për zënkat në BB; Olta: “Këtu i japin rëndësi detajeve pa vlerë”


Elona dhe Edberi vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Edberi është kurioz ta dëgjojë historinë e zënkës së Elonës me Marselinin, ku ai i hodhi sandalet me qëllim për t’ia prishur. Elona fillon t’ia tregojë me detaje se si ka filluar debati mes tyre, por pas pak aty shkon edhe Olta, e cila tregon variantin saj të historisë, duke thënë se ishte prezente në momentin që Marselini bëri atë veprim të pahijshëm. Olta mendon se shumica e banorëve në shtëpi kapen pas detajeve pa vlerë, për t’i dhënë vetë rëndësi, në mënyrë që në sytë e publikut të duken edhe më të mëdha e më serioze. Mendimin e saj e mbështet edhe Elona. Me largimin e Oltës, Elona dhe Edberi bisedojnë me njëri-tjetrin për kompeticione të ndryshme të ngjashme me “Big Brother”-in, por me një shkallë vështirësi shumë të madhe. Më pas banorët janë duke menduar për javën finale të këtij edicioni të Big Brother, duke aluduar për numrin e banorëve që mund të shkojnë në finale. Elona tregon për “Big Brother”-in në Francë, për të cilin thotë se gjithmonë mbeten katër vetë në finale, por tregon se “Big Brother”-in në Shqipëri nuk e ka parë asnjëherë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment