Elena, edhe pse qejfmbetur nga Joana, e këshillon Anaidin: “Fol me të, që të mos krijojë shpresa të kota”


Ndërkohë që të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, Elena e Anaidi vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar e të bisedojnë në lidhje me relatat me banorët e tjerë. Ata flasin për Ilirin dhe për raportin e tij të ftohtë me Anaidin, të cilin Elena e justifikon si shkak i lidhjes së afërt që ka Anaidi me Joanën. Ajo mendon se Iliri i rri atij larg dhe e shikon si një njeri me tipare të ngjashme me ato të Joanës, vetëm nga afrimiteti që ai ka me të. “Ata e shikojnë Joanën si shumë negative dhe si pasojë edhe ty që rri afër saj”, i thotë Elena. Ndërsa Anaidi thotë se do ta provojë në një momentin që të ndahet nga Joana, për të parë ndryshimin e reagimit të tyre kundrejt tij. “Megjithatë, Joana brenda vetes është njeri pozitiv, nuk e di nëse ke arritur ta kuptosh”, i thotë ai. Të dy banorët, pas analizës së sjelljes së banorëve të tjerë, por më hollësisht sjelljen e Joanës, janë të një mendje kur mendojnë se shpesh Joana e ekzagjeron me veprimet e saj dhe se shpesh ngutet. Anaidi tregon se shpesh e ka këshilluar për këtë arsye. “Ajo e thotë fjalën e fundit të parën dhe ca nuk tha për mua pas lojës. Ajo çfarë s’më ka treguar e unë po të dua ia nxjerr të gjitha, megjithëse nuk jam tipi që e bëj”, thotë Elena për të. Elena i tregon Anaidit se është ndier shumë keq pas fjalëve të Joanës kundrejt saj. “Joana e ka humbur njëckë fillin për shkak të largësisë sonë”, e justifikon Anaidi, gjë që ia përforcon edhe Elena lidhur me ndjenjat që ka kundrejt Anaidit. Ajo i kërkon Anaidit që ta sqarojë Joanën lidhur me marrëdhënien mes tyre, pasi Joana pret shumë prej tij. “Nëse ajo vazhdon të sillet kështu, jashtë s’do ta kini të gjatë”, i thotë Elena, ndërsa Anaidi ia kthen: “Ne akoma s’kemi vendosur që të kemi gjë jashtë. Ajo mund të kthehet edhe me Janin”, thotë Anaidi. Ndërsa Elena është e sigurt se Joana nuk ka një të ardhme me Janin. Por Anaidi shprehet i pasigurt lidhur me vazhdimësinë e lidhjes së tyre dhe se ia ka shprehur shpesh Joanës që ka hyrë dhe do të dalë vetëm nga shtëpia. Ndërsa Elena e këshillon që këtë bisedë ai ta konsumojë me Joanën, pasi ajo është duke krijuar shpresa të kota. Pas pak minutash të dy banorët vendosin të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment