Elena e shqetësuar për të dashurin jashtë; Anaidi dhe Joana “Largohu nga Vigani”


Elena është e mërzitur sepse mendon se i dashuri i saj jashtë shtëpisë është bërë xheloz për raportin që ajo ka krijuar me Viganin. Këtë gjë Elena e ndan me Joanën dhe Anaidin. Ata të dy mundohen që ta këshillojnë, por mendimet e tyre janë të kundërta dhe në një moment Joana e Anaidi debatojnë, ndërsa Vigani është ai që i jep fund këtij diskutimi të gjatë. Joana dhe Anaidi diskutojnë për mërzitjen e Elenës dhe i thonë asaj që t’i qëndroj pak më në distancë Viganit. “Ajo duke menduar gjatë gjithë kohës se çfarë po mendon ai jashtë, ka harruar fare pjesën e lojës këtu” thotë Anaidi dhe Joana i jep të drejtë. Joana i thotë Elenës se nëse ajo dashuron djalin që ka lënë jashtë shtëpisë, atëherë duhet të distancohet nga Vigani. Anaidi i thotë Elenës që të mbajë një raport shoqëror me Viganin, por t’ia sqarojë edhe atij situatën në të cilën ndodhet. “Ti rri me Viganin, por mos ndani gjumin bashkë” i thotë Anaidi Elenës dhe ajo i thotë se i ka kërkuar disa herë Viganit që të largohet, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Anaidi më pas i thotë se është ai që do t’ia thotë Viganit që të rrijë larg Elenës. Në këtë moment Joana debaton me Anaidin duke i thënë se ai nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në çështjen e Elenës sepse i ul pikë asaj. Anaidi i thotë se ai po përpiqet për të mirën e Elenës dhe se ka të drejtën e tij që të flasë me kë të dojë. Anaidi del në oborr dhe diskuton me Viganin edhe pse Joana u mundua që ta ndalonte. Vigani vjen në dhomën e gjumit dhe i thotë Elenës se mjafton që ajo t’ia kërkonte një gjë të tillë dhe ai do të largohej. Pas disa shakave dy djemtë dalin jashtë, ndërsa vajzat vazhdojnë të bisedojnë mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment