Elena e Joana hamendësojnë për banoret e reja; Joana: “Më ka marrë malli për të dashurin”


Pas njoftimit të Big Brother se kjo fazë e Provës Javore quhet e parealizuar për ta, të gjithë shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë, duke u marrë secili me punët e veta personale, ndërsa tek-tuk disa nga banorët janë duke biseduar me njëri-tjetrin. Elena dhe Joana shkojnë në dhomën e gjumit, ndërsa flasin për parandjenjat që kanë lidhur me spektaklin e së shtunës. Joana mendon se Vëllai i madh mund t’ia ketë futur videon lidhur me banoret e reja thjesht për t’i shpërqendruar djemtë e shtëpisë. Elena mendon se mund të futen dy djem në vend të dy vajzave, ndërsa Joanës i vjen një tjetër ide e çuditshme, se mund të jenë dy gra në moshë apo edhe mamatë e tyre, duke marrë parasysh që Big Brother është i paparashikueshëm.. Më pas flasin për të dashurit e tyre jashtë, ku Elena thotë se ndihet në të njëjtën situatë që është ndodhur edhe Joana kur u lidh me Anaidin dhe mori vendimin për ta lënë të dashurin e saj jashtë. “Unë jam e çmendur që mora atë vendim”, thotë Joana për veten dhe më pas shton se e ka marrë shumë malli për të dashurin e saj. Në ambientet e banjës ndodhet Elona dhe Shpendi, ku ajo është duke i prerë flokët e të dy shkëmbejnë disa biseda me njëri-tjetrin. Pas pak aty shkon edhe Iliri e Olta e të katërt bëjnë shaka e qeshin, ndërsa Elona vazhdon për disa minuta procesin e prerjes së flokëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment